You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Për të reflektuar, Hasi mbron nderin e trajnerëve shqiptarëve mes 1.000 më të mirëve

Për të reflektuar, Hasi mbron nderin e trajnerëve shqiptarëve mes 1.000 më të mirëve

“Coaches Ranking dhe Football Rankings” kanë publikuar vetëm pak ditë më parë një listë me 1.000 trajnerët më të mirë në botë. Në opsionin e kësaj faqe gjenden të gjithë emrat e teknikëve, që mund të kërkohen lehtësisht edhe sipas shtetësisë së tyre.

Ajo që ishte vërtet e çuditshme, duhet të theksojmë momentin kur pamë rezultatin e dalë pasi jemi interesuar për të parë rreth Shqipërisë. Nderin tonë e mbronte i vetëm Besnik Hasi, që renditej në vendin e 182.

Asnjë trajner shqiptar tjetër nuk përfshihej në listën e 1.000 më të mirëve, megjithëse i kemi të shumtë në numër në vendin tonë. Llogaritja bëhet për teknikët që drejtojnë skuadrat e para, ndërsa për të përmbyllur këtë listë me emrat e shqiptarëve është Qatip Osmani i Shkëndijës që gjendet në vendin e 869, ndërsa Zekerija Ramadani i Feronikelit ndodhet në vendin e 930.

Por të dy këta trajnerë i përkasin Maqedonisë së Veriut në këtë hulumtim të kryer nga “Coaches Ranking dhe “Football Rankings”. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top