You are here
Home > Bundesliga > Për Bajernin e yjeve duhet të presë edhe pak, Shabani duhet të shpëtojë të rinjtë bavarezë

Për Bajernin e yjeve duhet të presë edhe pak, Shabani duhet të shpëtojë të rinjtë bavarezë

Lojtari me origjinë shqiptare që është pjesë e skuadrës së Bayern Mynih, Meritan Shabani, ditën e sotme zbret në fushën e lojës me skuadrën U-19, që përballet me Aek U-19, sfidë kjo e vlefshme për kompeticionin “Champions League” të të rinjve. Lojtari shqiptare edhe këtë sfidë e nis me fanellën e titullarit, pasi është një lojtarë i pazëvendësueshëm tek gjermanët.

Situata e të rinjëve të gjigandëve bavarez në “Champions League”, është disi  e dobët pasi në 3 sfida kanë gumbulluar vetëm katër pikë, duke e parë veten momentalisht jashtë zonës së kualifikimit në fazën pasardhëse. Siç raportohet nga mediat gjermane, Shabani pritet që në sfidën e sotme të jetë deçiziv, teksa Bayern U-19 kërkon fitore për të siguruar vazhdimësinë në këtë kompeticion.

Përsa i përket 19-vjeçarit  me origjinë shqiptare, është cilësuar si pretendenti kryesor për të kaluar tek skuadra e parë e bavarezëve. Duke parë rendimentin e lojtarit mundësit janë tepër të mëdha, por mosha e tij akoma e re dhe hapësira që ka te ekipi i drejtuar nga kroati Kovaç, momentalisht është tepër e kufizuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top