Pengu i vetëm i Canës ndeshja me Rumaninë: “Djema, luani për mua”

Një deklaratë më shumë sesa emocionuese ajo e Lorik Canës në emisionin “Opinion” teksa realizon një rrëfim të gjatë për gjithçka ka kaluar.

Teksa gazetari Fevziu e pyet rreth Rumanisë, Lorik Cana është shprehur se përpara ndeshjes i’a ka kërkuar lojtarëve ta fitonin ndeshjen për të, pasi e ndiente largimin nga kombëtarja, për të mos qënë ndeshja e fundit e Lorikut.

Lorik Cana: Pata shumë emocione para ndeshjes dhe i përshëndeta. Në Lion ishin gati 30 mijë shqiptarë dhe e dija që do ishte hera e fundit që do të luaja dhe që do të kem njerëz në fushë, ishte pak e vështirë për ta përballuar me emocionet dhe kur jam futur në fushë jam futur me një dëshirë të jashtëzakonshme, dhe doja ta fitonim atë ndeshje, sepse kishim vërtetë shpresa për tu kualifikuar.

Dhe kur fituam kisha shumë besim që ne do të kualifikoheshim. Atë i kërkova ekipit një ditë më parë, pas stërvitjes ju thashë; djema luani që të mos të jetë ndeshja ime e fundit dhe faktikisht kemi bërë maksimumin që të mos jetë ndeshja e fundit”

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author

GALERIA