You are here
Home > Kombëtarja > Pastaj pyesin sesa vlen Hysaj! Luan edhe si mbrojtës i qendrës, te Napoli i bën të gjitha

Pastaj pyesin sesa vlen Hysaj! Luan edhe si mbrojtës i qendrës, te Napoli i bën të gjitha

Një takim që u mendua se do të kalonte pa shumë vështirësi ishte ai i Napolit ndaj Salzburgut gjatë ditës së sotme, duke parë atë fitore të parë me rezultatin 3-0, por nuk rezultoi kështu. Skuadra e Ançelotit ka vuajtur deri në minutën e fundit në atë kualifikim të marrë, duke humbur me rezultatin 3-1.

Shumë ia vështirësuan punën vetvetes italianët, ndërsa në fushën e lojës gjendeshin me një formacion eksperimental. Dy qendërmbrojtësat e zakonshëm mungonin dhe për këtë arsye, vendi iu la të rinjëve.

Pak ditë më parë “Shqiperia.ch” ka bërë edhe një artikull për një ide të çmendur, që e kalonte Hysajn në qendër. Ashtu edhe ndodhi në 13 minutat e fundit të takimit, ndërsa shkodrani mori vendin e Chichires të dëmtuar. Një paraqitje mesatare ishte ajo e sotmja për Hysajn, me këtë të fundit që përdoret dhe luan kudo në mbrojtje, pasi i ka provuar te Napoli edhe të dy krahët e saj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top