You are here
Home > Kombëtarja > Pas rikuperimit Strakosha ka një merak: “Dua të fitoj trofe dhe të ndihmoj Kombëtaren”

Pas rikuperimit Strakosha ka një merak: “Dua të fitoj trofe dhe të ndihmoj Kombëtaren”

Thomas Strakosha ka vuajtur për një periudhë afro 3 mujore mosprezencën në fushë. Gardiani i skuadrës së Lacios pësoi një dëmtim në muajn maj duke i kushtuar edhe dy ndeshjet e fundit në kampionat. Pas një periudhe të vështirë rikuperimi, portieri shqiptar është kthyer sërish në katërkëndëshin e portës. Dy miqësoret e fundit të Lacios treguan se Strakosha ka arritur të rikuperojnë nga dëmtimi i “Tendinës së Akilit”.

Nga Gjermania, atje ku ekipi i Lacios po vazhdon fazën përgatitore, Strakosha ka dhënë një prononcim mbi gjendjen e tij të përgjithëshme pas rikuperimi. Për “Lazio Style Channel” portieri shqiptar ka thënë se ndihet më mirë dhe shpreson që tani të jetë gati në synimin e trofeve me Lacion si dhe të ndihmoj Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese të “EURO2020”.

“Këtu në Marienfeld ndihemi më mirë. Ishte e vështirë të qëndroja tre muaj larg nga fusha, por po shërohem. Ndihem më mirë tani, ishte akoma edhe më mirë për mua të luaja dy miqësore rresht. Është kënaqësi të shohësh që lojtarët e fortë firmosin në Serie A. Ne po kthehemi në një nga kampionatet më të bukura. Kemi treguar gjatë tre viteve të fundit që mund të fitojmë kundër kujtdo, por edhe të humbasim me këdo.

Në sezonin e kaluar për ne ishte mirë që të përfundonim të tetë, fituam Kupën e Italisë dhe arritëm në Evropë. Morëm një jehonë të madhe, dhe tani nuk kemi pse të bëjmë më shumë gabime. Meritojmë dhe kemi potencialin të arrijmë majën . Në një nivel personal, shpresoj të arrijmë në katër vendet e para dhe të fitoj një trofe, si dhe duke ndihmuar edhe ekipin tim kombëtar “- ka thënë Strakosha./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top