Pas Liridon Latifit, edhe një futbollist tjetër shqiptar transferohet në superligën hungareze

Futbollisti i Renovës, Remzifaik Selmani ka udhëtuar drejt Hungarisë për të firmosur me skuadrën e Ujpeshtit, njofton infosport. Sipas asaj që mëson portali jonë nga disa burime të afërta me futbollistin, Selmani është nisur drejt Hungarisë dhe pritet që ditëve në vijim t’i kryejë testet mjekësore te skuadra Ujpeshtit dhe të firmosë kontratën.

Tashmë Ujpeshti do të ketë një futbollist tjetër shqiptar, pasi më herët pjesë e kësaj skuadre ishte Enis Bardhi që u transferua këtë verë në ekipin e La Ligës spanjolle, Levante./infosport.mk

About the author

GALERIA