Pas ftesës në kombëtare, Ajdarevic arrinë fitore edhe në derby.

Një javë surprizuese kjo që lamë pas për mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë, Astrit Ajdarevic. Pasi pranoi pamëdyshje ftesën për t’u veshur kuq e zi, Ajdarevic përjetoi një gëzim të dytë në fundjavë. 

Në kampionatin grek luhej java e 10-te dhe ekipi i mesfushorit tonë, AIK, luante derby mes ekipit të PAOK. Një derby shqiptarësh ku nga njera anë ishte Ajdarevic dhe nga ana tjetër Ergys Kaçe por që për të dy nuk pati minuta në dispozicion. 

Kaçe nuk ishte as i grumbulluar me ekipin e PAOK, për shkak të përplasjeve të tij dhe trajnerit, ndërsa Ajdarevic ka qenë i gatshëm në stolin e rezervave. 

Në fund të takimit, ndeshja derby ka përfunduar me shifrat 1-0 në favor të AIK. Një rezultat mjaft pozitiv që e ngjit ekipin grek dhe Ajdarevic në vendin e dytë me 20 pikë ndërsa po aq  pikë kanë edhe kryesuesitë e kampionatit, Atromitos.

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH

About the author