Partizani fiton në Kukës, shkëlqen Jurgen Bardhi…

Kryeqytetasit kanë fituar me rezultat 1-2 në transfertën e Kukësit. Një ndeshje mjaft emocionuese ku golat dhe rastet e shumta kurrsesi nuk munguan.

Veriorët kanë shënuar të parët duke ruajtur avantazhin deri në minutën e 21-të. Ekuilibrat për “demat e kuq” do t’i kthente sulmuesi i kombëtares U21, Jurgen Bardhi. Me anë të një rrëmuje në zonë 20-vjeçari shtynë topin lehtësisht në rrjet duke shënuar golin e barazimit. 

Për Bardhin kjo ishte ndeshja e tretë në kampionat dhe goli i parë për këtë sezon.
Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

About the author