You are here
Home > Futboll Bota > Paradoksi/ Çfarë po bëni, ku është kultura? Shqipëria modele, italianët kuptojnë ku janë katandisur

Paradoksi/ Çfarë po bëni, ku është kultura? Shqipëria modele, italianët kuptojnë ku janë katandisur

Skuadra e Napolit u eliminua pak ditë më parë nga kompeticioni më madhor në rang klubesh, atë në “Champions League”. Napoletanët deri në sfidën e fundit të fazës së grupeve gjendeshin në vendin e parë, ku do t’u mjaftonte vetëm një barazim kundër Liverpulit, për të kaluar më tej.

Një gjë e tillë nuk ndodhi pasi skuadra angleze arriti të fitonte me rezultatin e ngushtë 1-0, duke lënë italianët jashtë këtij kompeticioni. Këtë gjë duket se tifozët e Napolit nuk e kanë kapërdirë lehtë, duke e gjetur “kokën e turkut”, te mbrojtësi Mario Rui.

Faktikisht, ky i fundit prej kohësh është kthyer në një objekt diskutimi dhe tallje te tifozeria e ekipit të Anchelotit. Ata mendojnë se ky futbollist nuk e meriton kurrsesi fanellën e kësaj skuadre, duke mos u kursyer më kritikat ndaj tij. Si për ironi të fatit, një gabim i portugezit ndaj Salah, do të sillte edhe golin e vetëm të takimit do të vendoste edhe eliminimin e Napolit nga faza e grupeve.

Reagimi i mbështetësve të ekipit italian? Nëse do të mundeshin dhe lejoheshin, Mario Rui nuk do të ishte i gjallë në ditën e sotme. Aspak e ekzagjeruar, me portugezin që ka mbyllur komentet në llogarinë e tij “Instagram”, pas kërcënimeve dhe komenteve që po merrte në orët e fundit.

Të gjithën këtë situatë kaotike dhe mungese kulture të pastër të italianëve, e ka komentuar edhe “Ilnapolista”. Me të drejtë në këtë media, ka një notë të madhe kritike ndaj tifozëve, që e kanë tejkaluar çdo limit të mundshëm, duke harruar faktin se bëhet fjalë vetëm për futboll.

E ta imagjinoni që Karius i mohoi “Champions League” Liverpulit, në atë finale ndaj Realit të Madridit me gafat e tij fëmijnore. Çfarë duhet të bënin tifozët anglezë dhe çfarë bënë? Menjëherë pas asaj ndeshje, në një takim miqësor që po zhvillonte në verë Liverpuli dhe Kariusi u aktivizua në fushë nga pankina, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta duartrokitur. Një gjest i madh, që tregonte mbështetjen e anglezëve për lojtarin në fjalë, pavarësisht se i mohoi një trofe që kishin aq shumë kohë që e prisnin.

Vetëm pak krahasim, për të komentuar rreth kulturës së futbollit në Angli e në Itali. E ta imagjinoni që Shqipëria gjithmonë i gjen idhujt e saj në vendin e axurrëve, jo vetëm për futbollin e luajtur por edhe për fushën e gazetarisë sportive, është për të vënë duart në kokë. Ndërsa vetë italianët, kritikojnë veten dhe nuk e pëlqejnë gjendjen në të cilën janë katandisur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top