You are here
Home > Kombëtarja > Paradoksi/ 6 emra dhe kapiteni luftojnë për 1 vend, te Shqipëria vetëm Ismajli i ezauruar

Paradoksi/ 6 emra dhe kapiteni luftojnë për 1 vend, te Shqipëria vetëm Ismajli i ezauruar

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë që na ndajnë nga takimet e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit. Kombëtarja do të zbresë në fushë për t’i dëshmuar edhe njëherë tifozëve, se është e aftë për të përsëritur suksesin si me De Biazin.

Fillimisht me Turqinë, Panuçi ka ende shumë dilema për formacionin. Më saktësisht në qendrën e mbrojtjes, atje ku 6 emra do të luftojnë për një vend.  Dërmaku, Ajeti, Gjimshiti, Mavraj, Mihaj dhe Prenga janë në garë për të luajtur në qendër të mbrojtjes.

Sigurisht, flasim vetëm për një pozitë pasi nga ana tjetër, Ardian Ismajli e ka ezauruar çështjen e tij. Mbrojtësi i Hajdukut është padyshim një siguri e vërtetë në mbrojtje, ndërsa fanellën e titullarit e ka të garantuar që pa ardhur në grumbullim.

Dy ndeshjet e fundit të luajtura me Shqipërinë nuk janë prova e vetme, e asaj që Ismajli zotëron dhe mund të bëj për Kombëtaren. Disi paradoksale, pasi te kuqezinjtë nuk e ka vendin te sigurtë kapiteni i saj, Mavraj, por të gjithë do luftojnë për më të mirën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top