You are here
Home > Kombëtarja > Panuçit nuk i ndahen shqiptarët, Igli Tare e mbështet si kandidat për një ekip një Itali

Panuçit nuk i ndahen shqiptarët, Igli Tare e mbështet si kandidat për një ekip një Itali

Pavarësisht se Panuçi dështoi në misionin e tij te Shqipëria, një mbështetje e madhe vazhdon për trajnerin italian. Së fundmi është Igli Tare që kërkon t’i jap një dorë në këto momente të vështira.

Drejtori sportiv i Lacios ka mbështetur kandidaturën e Panuçit, që të marrë drejtimin e Salernitanës në Itali. Ekipi që gjendet në Serinë B ka kaluar një krizë të madhe rezultatesh, ndërsa do të zyrtarizojë një tjetër trajner në fundin e këtij sezoni.

Salernitana administrohet nga ana e Klaudio Lotitos, që është gjithashtu edhe presidenti i Lacios. Kjo i jep edhe më shumë kredite Tares që të vendos sa i përket trajnerit, megjithëse kandidatura e Panuçit është thuajse e pamundur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top