Panuçi:”Nuk më pëlqeu fitorja, por mënyra sesi u arritë, Memushajt nuk ja fal”…

Pas përfundimit ndeshjes tekniku italian ka dhënë një deklaratë mjaft surpirzuese për kombëtaren dhe lojës së lujatur. Panuçi ka vlersuar së tepërmi lojtarët dhe paraqitjet e tyre në arritjen e rezultatit pozitiv duke shprehur besim tek grupi.

Sipas tij djemtë janë përshtatur shpejt dhe mirë me njeri-tjetrin duke dhuruar cilësi në këtë superndeshje të zhvilluar. Me tepër sesa fitores, trajneri është gëzuar më shumë mënyrës sesi u arritë kjo fitore duke pasur parasysh ecurin e takimit. 

Panuçi ndër të tjera thekson se puna me kombëtaren do të rritet kohë pas kohe pasi aty sheh një grup mjaft cilësor dhe të gatshëm për t’u përmirsuar. Çështje teknike do të jenë parësore për të. Ndërsa ndeshje të tilla sipas Panuçit nuk janë miqësore por ai i cilëson me rendësinë e ndeshjeve evropiane.

Në fund të fjalës së tij tekniku italian u ndal edhe tek kartoni i kuq. Ai tha se veprime si i Memushajt janë të patolerueshëm dhe episode të tilla nuk duhet të ndodhin sërish vetëm si shkak i nervozizmit. 
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply