You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi nuk e mori për dy takimet e Shqipërisë, në Spanjë festojnë për mungesën e Manajt

Panuçi nuk e mori për dy takimet e Shqipërisë, në Spanjë festojnë për mungesën e Manajt

Panuçi ka publikuar gjatë ditës së sotme listën me futbollistët e grumbulluar për dy takimet e marsit, atje ku vihej re edhe mungesa e Rei Manajt.

Sulmuesi i Albacetes po kalonte një formë fantastike në Spanjë për disa javë, ndërsa në takimet e fundit, ka pësuar një rënie të ndjeshme. Kjo mund të ketë qënë një nga arsyet kryesore, që tekniku italian ka menduar të lërë jashtë listës këtë lojtar.

Në Spanjë kanë “nisur” të festojnë për këtë vendim, konkretisht te klubi i Albacetes. Këtu duhet të theksohet fakti se në këtë kampionat vazhdon të luhet edhe gjatë periudhës së Kombëtareve, pasi flasim për divizionin e dytë. Një udhëtim i kursyer ky nga ana e Panuçit, që i bën një dhuratë të madhe klubit spanjoll. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top