Panuçi në intervistë:”EURO2020 është piksynimi kryesor për kombëtaren”…

Trajneri i kombëtares sonë është shprehur mjaft optimist për grupin e lojtarëve me të cilët po punon. Në një intervistë ekskluzive për “Syri.net” Panuçi ka thënë se kombëtarja po përgatitet për detyra më të rendësishme për vitet e ardhshme. 

Sipas teknikut italian piksynimi kryesor në mendjen tij është vetëm përgatitja pë në “Euro2020”. Aq i rendësishëm është bërë ky synim saqë është kthyer në një objektiv jetësor të përditshëm për Panuçin. 

Më tej trajneri është ndalur të rivlersoi edhe njëherë lojën e bukur ndaj Turqisë. Djemtë sipas tij kanë dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin si dhe miqësoret në kombëtare do të shihen më me seriozitet.

Për sa i përketë prurjeve të reja si dhe afrimet e mundshme, Panuçi thekson se është në punë e sipër. Aktualisht tekniku italian pohon se do të ndërmarr një turë udhëtimesh në Evropë për të parë lojtarët e rinjë që mund të ftohen në kombëtare.

Panuçi siguron gjithashtu se do të ketë ftesa në kombëtare për disa talente të rinj që vet trajneri po i ndjek. E gjithë kjo do të shërbej që të krijohet një grup me 22-25 lojtarë cilësor në fund të grumbullimit.

Disa ditë më parë u bë publike refuzimi i disa kombëtareve për ndeshjet miqësore ndaj Shqipërisë nga ana e Panuçit. Sipas tij kombëtarja kuq e zi do të pranojë miqësore vetëm me kombëtaret e nivelit të dytë evropian. Ndër emrat e mundshëm për një miqësore në muajin Mars janë Suedia, Çekia, Uellsi, Danimarka, Sllovakia etj.. Ende nuk ka një konfirmim nga FSHF por besohet se Panuçi do të kërkoi një ndeshje me kombëtaret më serioze. 
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

About the author