Panuçi këmbngulës:”Alij do të jetë pjesë e kombëtares me apo pa ekip”…

Në konferencën e dhënë për shtyp ditën e sotme Panuçi u ndal një një analizë të detajuar mvi ecurinë e kombëtares. Ndonëse tekniku ishte i qartë në çdo konkluzion të nxjerr, gazetarët nuk nguruan ta pyesin sërish për Naser Aliji. 

Me një ironi të bukur trajeri Panuçi ka vendosur të që t’i jap fund diskutimeve me një krahasim figurativë. “Dikujt i pëlqejnë brunet, disa biondet, ç’të bëj. Pasi e pashë Alijin të stërvitej, më pëlqeu edhe më shumë. Pasi bëj dashuri me një femër, më pëlqen edhe më shumë“- u shpreh tekniku italian. 

Ndër të tjera për të sqaruar edhe opinionin publik Panuçi ka thënë me bindje se Aliji ishte zgjedhja e tij dhe për asnjë motivë nuk do të linte jashtë mbrojtësin. Në stërvitje Aliji ka punuar fort ka trguar kualitet, kjo e ka bërë Panuçin që t’i përforcoi bindjet e veta. 

Më tej trajneri i kuq e zinjëve ka shtuar me tëj se për të Alij është mjaft i rendësishëm dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares. “Më duket shumë e çuditshme që është pa ekip. Unë e konsideroj të rëndësishëm, ndaj e grumbullova që të ketë një mundësi të jetë me ekipin, të stërvitet dhe të qëndrojë në ambient. Edhe nëse mbetet pa ekip pas janarit, do ta grumbulloj sërish në mars“- tha Panuçi.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply