You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi i mohoi ftesën, Seferi: Reja është i duhur! I lutem Zotit për suksesin e Kombëtares

Panuçi i mohoi ftesën, Seferi: Reja është i duhur! I lutem Zotit për suksesin e Kombëtares

Taulant Seferi është një nga krenaritë e reja, por e çmuar po aq shumë sa edhe të tjerat te Shqipëria. Një nga lojtarët e vetëm që ka bërë gjithçka për t’iu bashkuar kuqezinjve, me gjithë kuptimin e fjalës. “Do e pres gjithë jetën një ftesë nga Kombëtarja, nuk ndërroj zgjedhje”, do të shprehej futbollisti i Young Boys.

Ndoshta Seferi nuk duhej të priste edhe kaq gjatë, pasi një ftesë e meritonte që në kohën e Panuçit. Me ekipin e Shqipërisë U-21 ka dhuruar spektakël të vërtetë dhe të gjithë tifozët e duan që t’i bashkohet Kombëtares A. Me ardhjen në stol të trajnerit Reja, situata mund të ndryshoj për mirë në lidhje me Seferin.

“Shqiperia.ch” e ka kontaktuar menjëherë lojtarin pas prezantimit të Rejas, duke marrë edhe komentin e tij të parë: “Është një trajner me përvojë shumë të madhe në Europë dhe shpresoj që t’i ecë mbarë me Kombëtaren tonë, që të kemi një të ardhme edhe më të mirë. I lutem Zotit që të kemi të gjithë së bashku vetëm suksese. Për mua ishte zgjedhja shumë e duhur, që të kishim një trajner me përvojë kaq të madhe si Reja”, ka thënë Seferi. /Shqiperia.ch

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top