You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi fshin “ushtarët” e Xhani De Biazit, garda e vjetër në plan të dytë

Panuçi fshin “ushtarët” e Xhani De Biazit, garda e vjetër në plan të dytë

Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore, mirëpo në listën e përfaqësueses që është publikuar nga FSHF, bien në sy një sërë mungesash. Në rast krahasimi me Kombëtaren e “Euro 2016”, e cila përbëhej nga besnikët dhe të besuarit e Xhani De Biazit, mungesat janë të shumta. Lehtësisht mund të ndërtohet një formacion.

Foto e De Biazit me ekipin

PËRJASHTIMET – Në çdo moment ka dëmtime dhe futbollistë që nuk janë në dispozicion të Kombëtares, jo për faj të tyrin apo as edhe të trajnerit, porse nga lista aktuale e kuqezinjve mungojnë shumë prej tyre që kanë bërë mjaft mirë me skuadrat e veta respektive sidomos në muajt e fundit. Kapiteni Ansi Agolli sapo është shpallur kampion në Azerbajxhan.

AGOLLI

Mbrojtësi i majtë ka luajtur edhe në fazën e grupeve këtë edicion në Ligën e Kampioneve, mirëpo trajneri i përfaqësueses ka zgjedhur të eksperimentojë në të majtë. Jashtë është lënë edhe Andi Lila, i cili te PAS Janina ka bërë disa role, në mbrojtje apo edhe në mesfushë.

Kace

Ergys Kaçe ka rigjetur formën më të mirë te Panathinaikosi në gjysmën e dytë të sezonit apo Migjen Basha, i cili ka udhëhequr Barin me shiritin e kapitenit në Serinë B, duke siguruar fazën “play-off”, por asnjëri nuk ka marrë ftesë.

Sadiku

Armando Sadiku dhe Azdren Llullaku janë lënë gjithashtu jashtë nga trajneri. Ndër të pamundurit renditen Kukeli, Xhaka dhe Abrashi, mungesa e të cilëve justifikohet me dëmtimet që kanë kaluar. Me kalimin e ndeshjeve të Kombëtares, po shihet që Panuçi ka nisur t’u bëjë vend “ushtarëve” të tij, duke postuar “gardën e vjetër” të De Biazit.

Formacionet

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top