You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Panuçi flet për Shqipërinë: Lojtarët gjetën një mik te mua, kemi përgjegjësinë e një kombi

Panuçi flet për Shqipërinë: Lojtarët gjetën një mik te mua, kemi përgjegjësinë e një kombi

Shqipëria i ka mësuar rivalët e saj në kualifikueset e europianit 2020, teksa do të ndeshet ndaj Francës, Islandës, Turqisë, Moldavisë dhe Andorës.

Shanset e kuqezinjtë për një kualifikim të mëtejshëm janë reale, e për këtë duhet të luftojnë ndaj Islandës dhe Turqisë. Pavarësisht rezultateve të dobëta të marra në “Ligën e Kombeve”, me rikthimin e kontigjentit të plotë, nga Kombëtarja pritet shumë më tepër dhe një përsëritje e suksesit.

Në në një intervistë për “Klan”, trajneri i Shqipërisë, Panuçi ka folur më gjatë për shortin e kualifikueseve, por edhe për gjendjen brenda grupit.

“Jam i kënaqur me shortin. Kemi një grup ku kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën. Sigurisht që jam ende i të njëjtit mendim që kam nevojë për të gjithë futbollistët për të provuar t’ia dalim. Turqinë në miqësore e mundën, Islanda është ekip fizik, është një grup i vështirë për vendin e dytë por Shqipëria mund të tentojë.

Kam gjetur gjithnjë shumë negativitet te mediat, mbi këtë replikoj. Ndoshta jap përshtypjen e polemikut, por duhen analizuar dinamikat e ngjarjeve. Por për mua e rëndësishme të kem gjithë skuadrën. Nuk shoqërohem me gazetarët, por kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ju.

Kur ke mungesa lojtarësh është e vështirë të bësh skuadër. Unë e kam në mendje skuadrën dhe kam folur edhe me presidentin. Duhet të kujtoni se kam provuar 20-21 lojtarë të rinj. Por janë lojtarët ata që vendosin se cili do të grumbullohet me atë që tregojnë në fushë. Për që prej një viti për shkak të mungesave idea ime nuk ka funksionuar.

Grupi i lojtarëve është me mua. Tek unë kanë gjetur një mik. Ka pasur lojtarë që nuk luajnë në skuadrat e tyre dhe unë i kam ndihmuar duke i grumbulluar. Por unë e di se çfarë duhet bërë për të fituar dhe këtë dua të transmetoj. Kjo bëhet gjatë stërvitjeve. Aty duhet të djersisin sepse kemi përgjegjësinë e një kombi. Po flasim për kombëtaren, të gjithë duhet të jenë krenarë që bëjnë pjesë.

Duka e kuptoi që ishim në vështrirësi, ai e di që skuadra është me mua. Kam fatin të kem një president me nivel intelektuar më lart se mesatarja”, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top