You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi e la jashtë 2 herë, Agolli mbreti i asisteve

Panuçi e la jashtë 2 herë, Agolli mbreti i asisteve

Shqipëria është ende në kërkim ele mentesh cilësorë, për shkak se trajneri Kristian Panuçi po formon grupin e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Europianit. Shumë prej lojtarëve kanë pasur oscilacione të formës, e disa të tjerë dëmtime fatkeqe që i kanë lënë jashtë fushave të lojës për disa javë, e pse jo, edhe muaj.

agolli

Mirëpo, përgjatë gjithë sezonit ka disa elemente që tregojnë performancën pozitive që kanë bërë disa nga futbollistët e Kombëtares. Pas fitimit të titullit të pestë radhazi kampion me Karabakun, kapiteni i Kombëtares ka treguar edhe formë të mirë fizike.

Asistent në Ligën e Kampionëve, ku skuadra e tij barazoi në grupe dy herë me Atletikon e Madridit dhe ato në kampionat, ku i fundit ishte këtë fundjavë, tregojnë se mbrojtësi i linjës së majtë ruan ende formë të mirë sportive.

ansi agolli

PROTAGONISTËT

Kontribut për gol në skuadrat respektive nuk kanë dhënë vetëm sulmuesit shqiptarë. Ka edhe mesfushorë apo gjithashtu mbrojtës që janë bërë pjesë e aksioneve që kanë sjellë gol në kampionatet, Kupat apo edhe kompeticionet europiane që kanë zhvilluar me klubet.

agolli

“Panorama Sport” ka evidentuar vetëm asistet që mbajnë autorësinë e futbollistëve të Kombëtares nga fillimi deri në këtë pikë të sezonit. Në të gjitha ndeshjet që janë aktivizuar me skuadrat e tyre, numërohen 19 kuqezinj që janë bërë protagonistë në golat e shënuar nga skuadrat respektive.

ASISTET

Në dy grumbullimet e fundit, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, e ka lënë jashtë skuadrës. Mirëpo, kapiteni kuqezi, edhe pse i është përmendur mosha nga tekniku i përfaqësueses, me skuadrën e tij azere vijon të ketë suksese, jo vetëm në aspektin kolektiv, por edhe në atë personal.

Asistet

Nga vëzhgimi i bërë prej “Panorama Sport”, mbrojtësi kuqezi deri në këtë fazë të sezonit numëron 7 asiste me Karabakun. Duke ditur rolin e mbrojtësit anësor, Agolli është prej atyre futbollistëve që me karakteristikat e tij vijon që të sulmojë deri në fundore për të harkuar saktë në zonë. Pas kapitenit të Kombëtares, që rezulton asistmeni deri në këtë fazë të  sezonit, renditet Armando Sadiku. Bomberi i Kombëtares ka asistuar katër herë me skuadrën e Legias gjatë gjysmës së parë të sezonit.

Në radhë, me një më pak, renditet Odise Roshi, Kristal Abazaj si dhe Astrit Ajdareviç. Nuk mungojnë as lojtarë të tjerë nga linja e mbrojtjes që janë bërë protagonistë. Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti apo Arlind Ajeti kanë nga një asist, ndërkohë që në Serinë B italiane, Frederik Veseli numëron dy të tillë, kur është bër4ë protagonist për golat e ekipit të tij.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top