You are here
Home > Kombëtarja > Panuçi e la edhe kapiten/ Izraelitët pyesin amerikanët për Hykën dhe gjejnë…”Hykachun”

Panuçi e la edhe kapiten/ Izraelitët pyesin amerikanët për Hykën dhe gjejnë…”Hykachun”

Në takimin e parë që Shqipëria do të zhvillonte në ”Ligën e Kombeve” dhe do ta fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Izraelit, një surprizë e madhe do të ishte shiriti i kapitenit. Ky i fundit iu besua Jahmir Hykës, nisur nga eksperienca e madhe që kishte në Kombëtare.

Një lajm i tillë bëri jehonë deri në Amerikë, pasi asokohe Hyka luante me San Jose Earthquakes. Por kundërshtarët nuk e kishin shumë mendjen te futbollisti kryesor i kundërshtarit dhe këtë gjë e tregojnë shumë kohë më pas. Hyka ka shkuar në Izrael, pasi ka nënshkruar një kontratë me Maccabi Netanja.

Një gazetar sportiv në Izrael, ka kërkuar ndihmë nga një prej faqeve të San Jose Earthquake në rrjetet sociale, për të pasur një informacion më të zgjeruar rreth Jahmir Hykës. Reagime të shumta ka pasur nga tifozët e skuadrës amerikane, që e kanë treguar në mënyrën më të mirë futbollistin shqiptar. Në mënyrë më të përbledhur, mbështetësit e San Joses Earthquake i tregojnë gazetarit izraelit se ekipi i Maccabit ka bërë një blerje shumë të mirë, ndërsa i flasin edhe për…”Hykachun”.

“Një tifoz i vogël këtu e ka thirrur “Hykachu” dhe kështu i ngeli pseudonimi. Ishte lojtar shumë i mirë, por për fat të keq nuk luajti shumë në sezonin e dytë me ne. Ju duhet ta kuptoni se ne kishim shumë probleme. Shumë prej nesh e shohin si një gabim të trajnerit që nuk e aktivizoi këtë lojtar”, është një prej shumë komenteve mbështetëse për Hykën. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top