Panucci e largoi nga kombëtarja, kundërpërgjigjet Agolli (FOTO)

Në konferencën e sotme për shtyp, Christian Panucci i dha fund aludimeve për çështjen e Ansi Agollit. Trajneri italian sqaroi se lënia jashtë e mbrojtësit mbetet për arsye teknike. Sipas Panuccit, Agolli është një moshë disi “të vjetëruar” dhe kontributi i tij në kombëtare nuk mbetet në të njejtat nivele si dikur. Trajneri italian i besoi krahun e majtë Naser Aliji dhe Ermir Lenjanit.

Pas kësaj deklarate Ansi Agolli duket se ka dhënë një kundërpërgjigje për trajnerin italian. Në postimin e fundit ish-kapiteni i kombëtares ka publikuar një foto gjatë stërvitjes në Azerbaxhan. Agolli vijon përgatitjet me skuadrën e Qarabag me synime drejt titullit kampion.

Në foton e postuar mbrojtësi shqiptar lë si hashtag edhe termin “pasion” për të treguar se Agolli jo më kot ndodhet ende në fushën e blertë. Dashuria e madhe për futbollin e shtynë ish-kapitenin të vijojë edhe disa vite të tjera në fushë. Ndonëse në kombëtare vështirë se do e shohim sërish në ndonjë ndeshje zyrtare.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author