Pannuci e thotë hapur: “Ka vetëm një problem, kampionatet ku luajnë lojtarët e kombëtares”

Në deklaratën përpara mediave pas ndeshjen me Italinë, Kristian Pannuci foli hapur teksa tha se ka vetëm një shqetësim madhor që mund ti pengojë planet e tij, kampionatet ku shqipëtarët aktivizohen.

Greqia, Rusia apo disa kampionate të tjera ku shqipëtarët luajnë me shumicë, mund të jenë për ne shumë të mira, por për tranjerin italian janë nën-nivel.

“Më shqetëson vetëm fakti që shumë lojtarë luajnë në Zvicër, Greqi apo Rusi. Intensiteti i stërvitjeve, i kampionateve atje është shumë i ulët. Vetëm këtë problem kam. Kur ata vijnë, nëse unë rris ritmin, ata lodhen. Do të doja të punoja tre muaj me ekipin që ti bëj të ndjejnë muskujt që dridhen.

Me Italinë në minutën e 65-të lojtarët u lodhën. Por, fatkeqësisht unë punoj një javë ose dhjetë ditë me ekipin dhe më pas nuk i takoj lojtarët për një muaj. Megjithatë dua t’i falënderoj lojtarët, sepse dhanë gjithçka. Ndoshta dikush u mërzit se i bëra të vraponin shumë, por të gjithë treguan profesionalitet të madh. Jam i bindur se na pret një e ardhme e ndritur”.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author