Pabesi “trojane”, Hasin e tradhëtojnë të tijët dhe largohet

Nuk ka nevojë për shumë llogjikë dhe diskutime, ambjenti grek në përgjithësi nuk është më lart nga ai serb përsa i përket nacionalizmit të “sëmurë”. Dhe pse nuk duhej të ishte kështu, në fakt e vërteta është e tillë. Besnik Hasi e ka pasur “ferr” jetën në cdo ditë si tranjer i Olimpiakosit, edhe atë pak “parajsë” e fitoi me zotësinë dhe përkushtimin e tij, asgjë e falur.

Por për të mos e zgjatur shumë, Hasi luante stolin në derbin e djeshëm përballë Aekut në transfertë. Deri në minutën e 64 u duk se Hasi do të ishte sërisht heroi që i riktheu grekët në Champions teksa fitonin 0-2, por “cuditërisht” Aeku atë që s’mundi ta bëntë për 64 minuta, e bëri tre herë për 26 minuta. Llogjika flet qartë, Hasin e tradhëtojn të tijët. Një ndeshje e tillë është “perla” e fundit greke e Besnik Hasit, ose më saktë, e lojtarëve që ai stërviste. Për të përmbushur dëshirat e tyre të “sëmura”, janë të aftë të dëmtojnë dhe vetveten. Olimpiakosi shumë larg vendit të parë.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author