OPINION: Kur mungon kapiteni!

Opinion nga Elton Çela

Nga ekzistenca e tij futbolli shqiptar ka patur disa emra te mëdhenj që kanë nderuar këtë komb në botë. Nisur nga Kryeziu, Lushta, Stërmasi, Borici, Resmja, Pano, Vogli, Musta dhe deri te më të vonët Demollari, Strakosha, Vata, Tare, Hasi, Kola, Bogdani etj. 

Të gjithë ata që pavarsisht kohës kur kanë jetuar dhe luajtur kanë dhënë kontributin e tyre në futbollin shqiptar apo për futbollin shqiptar. Shumë prej tyre kanë djersitur për këtë fanellë duke mbajtur lart flamurin shqiptar. 

Nga sot një tjetër emër do të shtohet në radhën e legjendave kuqezi, Lorik Cana.Kujtoj para shumë vitesh se në mediat shqiptare flitej për një djalosh shqiptar që luante në skuadrën e moshave të PSG, i cili më pas u shfaq në ekipin e parë dhe do të kalonte tek Olimpik Marsej ku do të bëhej edhe kapiten, lider e idhull për të gjithë. 

Qysh në moshë të vogël ai tregoj shpirtin e tij në fushë dhe karakterin në dhomat e zhveshjes dhe kudo ku luajti u kthye në një lider. Edhe pse nuk kishte klas dhe ajo që e dallonte më së shumti kudo ku ka luajtur ishte grinti dhe zemra që vihej në fushë për cdo 90 minuta.

Loriku u lind në Prishtinë, i biri i ish futbollistit të Prishtinës, Agim Cana me origjinë nga Gjakova. Shpejt familja e tij migroj drejt Zvicrës ku edhe nisi rrugëtimi i tij drejt futbollit profesionist.

Peshë të madhe mbajti në vazhdim edhe në klubet e tjera ku shkoj, si tek: Sunderland, Gallatasaraj, Lazio apo Nantes. Por mbi të gjitha të gjithë kemi ndjekur sy e veshë karrierën e tij të madhe me fanellën e kombëtares.

Ai kishte ndërkohë tre pashaporta atë franceze, zvicerane edhe shqiptare që i jepte mundësinë të luante për njërën prej këtyre kombëtareve por zgjedhja e tij ishte vetëm një ishte zgjedhja kuqezi. Si rrodhën ngjarjet më vonë u dukë qartë se kjo ishte zgjedhja e vetme për Lorikun pavarsisht një moment dyshimi me FSHF kur nuk pranoj të bëhej pjesë e skuadrës U21 por se do të luante vetëm me skuadrën e parë.

11 qershor 2003 kur ishte vetëm 19 vjec erdhi debutimi me fanellën kuqezi dhe nga aty nisi një rrugëtim me këtë fanellë duke shënuar me gërma të arta emrin e tij në listën e legjendave kuqezi. 

Shumë caste e momente do të kujtojnë tifozët shqiptar me Lorikun në fushë. Nga ndeshja e parë ndaj Zvicrës, fitorja ndaj Greqisë, shiriti i kapitenit ndaj Malit të Zi, drejtimi i skuadrës në fushë, po ashtu edhe në dhomat e zhveshjes, mbrojtja e kësaj skuadre në media, thirrjet patrioke përballë tifozerisë, ndërhyrja shpëtimtare ndaj Danimarkës, grushti dhe mbrojtja e shokeve ne Beograd, kartoni i kuq ndaj Hollandës dhe ai ndaj Zvicrës në Euro, kapiteni i parë i kësaj Kombëtare në një Europian, qëndrimi në stol ndaj Rumanisë, hyrja në fushë dhe festimi i fitores, mbështetja ndaj të rinjve që afroheshin në Kombëtare, ndërmjetësimi për ardhjen e futbollistëve në Kombëtare.

Ka shumë, sa shumë kujtime në të mirë apo të keq ai është një futbollist, një kapiten, një kapedan, një humanist, një idhull, një shembull, një shqiptar i mir për gjithë shqiptarët e tjerë.

Jo vetëm, por Cana mund të dallohet për faktin se ka luajtur në dy rivalët më të mëdhenj në Francë, Paris SG dhe Marsej. I pari shqiptar që ka luajtur n Premier Ligë apo në klubin më të susksesshëm turk, Gallatasaraj. Por pa harruar katër sezone tek Lacio dhe sezoni i fundit në Nantë.
Tashmë të gjithë presin ndeshjen e tij të lamtumirës me kombëtares por edhe rikthimin e tij në futboll edhe pse jo më atë të luajtur nga i cili u nda shpejt.

#vetëmnjëkapitenlorikcana

About the author

GALERIA