You are here
Home > Kombëtarja > Operacioni “fshesa” që pasi zgjodhi Shqipërinë, Ergys Kaçe nuk llogaritet sërish nga ana e Panathinaikosit

Operacioni “fshesa” që pasi zgjodhi Shqipërinë, Ergys Kaçe nuk llogaritet sërish nga ana e Panathinaikosit

Një foto mund të ndryshojë edhe rrjedhojën e karrierës tënde. Megjithëse duket paksa e habitshme për t’u dëgjuar, ky është rasti që ndodh me mesfushorin e Shqipërisë, Ergys Kaçe.

Zgjedhja që futbollisti i kuqezinjve do të bënte për t’u afruar te Shqipëria e jo te Greqia, por edhe fotografimi me fanellën e UÇK-së, ia shkatërruan karrierën djaloshit. Përsa kohë ai është pjesë e kampionatit grek, nuk mund të marrë frymë lirisht.

Ai është ende atje, e vitet tashmë kalojnë dalëngadalë. Sërish jemi në të njëjtën situatë, edhe tek ekipi i Panathinaikosit, Kaçen e përdorin vetëm për raste emergjente, e jo si zgjedhje të parë. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, në takimin që do të zhvillohen pas dy ditësh ndaj Ael-it, futbollisti shqiptar do të gjendet sërish në stol. Kudo që shkon, e ndien veten të tepërt, ndoshta Kaçe duhej të ishte larguar nga Greqia, që nga momenti që zgjodhi përfaqësimin e Shqipërisë. Fqinjët tanë, sa para nesh mund të jenë me zhvillim, po aq edhe mbrapa janë me mëndësi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top