You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Olimpija Ljublana kampion, Shkëndija shpreson të jetë bartëse liste në Ligën e Kampionëve

Olimpija Ljublana kampion, Shkëndija shpreson të jetë bartëse liste në Ligën e Kampionëve

Të dielën në Slloveni u zhvillua xhiroja e fundit e sezonit të rregullt futbollistik, në të cilën Olimpija e Ljublanës arriti që të shpallet kampione, edhe përkundër barazimit 1:1 në transfertën ndaj Domzhales së Agim Ibraimit dhe Zeni Husmanit, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy futbollistët shqiptarë ishin pjesë e këtij barazimi, i cili në fund megjithatë i mjaftoi Olimpijës për tu shpallur kampion, pavarësisht pikëve të njëjta që kishte me Maribiron, skuadër kjo që në xhiron e fundit mundi Goricën me rezultatin 2:0. Mirëpo vendimtare për tu shpallur kampion Olimpija, ishte fitorja në ndeshjen e fundit të 19 majit në fushën e Mariborit, 2:3, që i mundësoi skuadrës nga kryeqendra sllovene që të shpallet kampione pas dy viteve, duke ndërprerë në këtë mënyrë dominimin e Mariborit, që për dy vite me rradhë shpallej kampion.

Titulli kampion për Olimpijën e Ljublanës është një lajm i mirë për Shkëndijën që vazhdon të shpresojë se do mund të futet në mesin e skuadrave bartëse për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, transmeton “infOSport.mk”.

Megjithatë që edhe përfundimisht të ndodh një gjë e tillë, do të duhet të presim edhe xhiron e fundit në kampionatin elitarë hungarez, aty ku Shkëndija do të lutet që kampion të shpallet Ferencvaroshi dhe jo, Videotoni.

Kjo për shkak se Ferencvaroshi ka koeficient më të vogël se Shkëndija,  dhe titulli kampion në duart e tyre do bënte që pas Zrinjskit të Bosnje e Hercegovinës, që sot edhe përfundimisht siguroi statusin e skuadrës bartëse për ndeshjet eliminatore të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, një gjë të tillë të bëjë edhe Shkëndija, që ka koeficinetin 3.500, për dallim nga skuadra hungareze, që ka koeficientin 2.500.

Ferencvaroshi në xhiron e fundit do të përballet me ekipin e Balmazujvaros Sport në transfertë, teksa Videotoni, po në transfertë do të luaj kundër DVTK. Ferencvaroshi do të shpallej kampion edhe me fitore minimale, mirëpo gjithnjë nëse në anën tjetër Videotoni do të pësonte disfatë ndaj Balmazujvaros Sport.

/Infosport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top