You are here
Home > Futboll Bota > “Old Firm” për herë të parë edhe derbi…shqiptarësh! Sëlltik kërkon Kamberin me ngulm

“Old Firm” për herë të parë edhe derbi…shqiptarësh! Sëlltik kërkon Kamberin me ngulm

Do të ndodhte për herë të parë në histori, që derbi më i zjarrë në Skoci, por edhe në Europë, të ishte edhe një derbi shqiptarësh.

Eros Grezda nga njëra anë është një futbollist i Rangersit, teksa në fillimin e këtij sezoni u morr nga trajneri Gerrard, si një pjesë e rëndësishme e projektit të skuadrës për të ardhmen. Nga ana tjetër, me ekipin e Celtic duke nisur nga janari, mund të kemi sulmuesin me origjinë shqiptare, Florian Kamberin.

Futbollisti i cili po shkëlqen me klubin e Hibernian, sipas asaj që raportojnë mediat skoceze në orët e fundit, është objektivi kryesor i trajnerit Rodgers, për ta marrë në merkaton e dimrit. Nëse gjithçka do të mbyllej me sukses, atëherë “Old Firm” do të sillte edhe duelin Grezda-Kamberi. Ky i fundit ka qenë prej kohësh pjesë e grupmoshave të Zvicrës dhe është ende i lirë për të bërë një tjetër zgjedhje të përfaqësueses. Megjithatë, një zgjedhje e mundshme e Shqipërisë është shumë e largët, kjo nisur nga vetë dëshira e lojtarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top