You are here
Home > Futboll Bota > Olainka është protagonist dhe hap “festivalin”, në Europë kualifikohet mes 8 golave

Olainka është protagonist dhe hap “festivalin”, në Europë kualifikohet mes 8 golave

Ekipi i Zulte Waregem ka arritur të marrë një fitore tenistike në ditën e sotme, teksa ka mundur me rezultatin 8-0 Waasland-Beveren në Belgjikë.

Kjo fitore ishte e rëndësishme për ekipin e Zultes, pasi ka mbyllur përfundimisht historinë e arritjes në “Europa League”, duke u kualifikuar në grupe edhe pse kanë mbetur 3 ndeshje nga fundi i kampionatit. Një lojtar protagonist është kthyer ish-sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olainka për Waregemin, pasi ka shënuar në 3 takimet e fundit radhazi.

Në ditën e sotme, Olainka ka shënuar golin e parë të takimit, ndërsa tashmë 22-vjeçari do t’i gëzohet sërish grupeve të “Europa League”, që i ka arritur më parë edhe me fanellën e klubit belg, por edhe të Skënderbeut. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top