You are here
Home > Kombëtarja > Olainka do të luajë me Shqipërinë? Zbulohet e vërteta, Kombëtarja nuk ndryshon qëndrim

Olainka do të luajë me Shqipërinë? Zbulohet e vërteta, Kombëtarja nuk ndryshon qëndrim

Mediat sportive në Nigeri do të krijonin një zhurmë të madhe në vendin tonë, pas lajmit se Olainka mund t’i bashkohej kombëtares shqiptare. E gjitha kjo doli të ishte një histori e pabazuar, pasi shanset e këitij lojtari janë thuajse inekzistente për të veshur fanellën e kuqezinjve.

Shumë kohë më parë FSHF e kishte bërë të qartë, se te Shqipëria do të vijnë vetëm lojtarët që e kanë origjinën tonë. Disa kohë kanë kaluar, por sërish Federata nuk ndryshon në qëndrimin e saj. “Brila.net” do të hapte lojën e vjetër duke u shprehur se futbollisti i Slavias së Pragës do t’i bashkohej kuqezinjve, por sipas asaj që raporton “Panorama Sport” nga pranë sektorit të ekipeve Kombëtare në FSHF, nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Pra e gjitha është një sajesë e mediave në Nigeri, pasi Olainka e ka thuajse të pamundur që të përfaqësoj Kombëtaren e Shqipërisë. Sigurisht që një temë e tillë gjithmonë do të provokoj edhe reagimin e njerëzve, që ndahen në dy kampe mes atyre që i mbeshtetesin lojtarët e huaj te kuqezinjtë duke parë Kombëtaret më të suksesshme, pa harruar pjesën tjetër që kërkojnë ruajtjen e identitetit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top