You are here
Home > Kombëtarja > Ofertë pas oferte, klubi refuzon një tjetër sot nga Spanja për Kamer Qakën

Ofertë pas oferte, klubi refuzon një tjetër sot nga Spanja për Kamer Qakën

Kamer Qaka thjesht duhet të zgjedhë se në cilin klub dëshiron të vazhdojë karrierën e tij, pasi për mesfushorin po vijnë oferta të njëpasnjëshme, që e kanë kthyer atë në futbollistin më të kërkuar në Rumani. Situata ka dalë jashtë kontrollit, aq sa presidenti i Politeknika Iasi, Adrian Ambrose, është detyruar të dalë sot para mediave për të shpjeguar situatën e mesfushorit shqiptar për të cilin kanë shfaqur interes jo vetëm klubet më të mëdha rumune.

Pas ofertave zyrtare që i kishin ardhur nga Kraiova dhe Gimnastik Tarragona, ai ka konfirmuar se ka marrë dy të tjera. “Steaua Bukuresht dhe Real Saragoza kanë dërguar oferta të shkruara në klub për Kamer Qakën. Shifrat janë poshtë pretendimeve tona, më pak se 500 mijë euro, arsye për të cilën ne i kemi refuzuar ato. Kameri është i fokusuar në atë që duhet të bëjë në tre ndeshjet e fundit të sezonit dhe më pas do të marrim një vendim”, deklaroi presidenti i skuadrës rumune.

Sipas mediave rumune, të dy ofertat ishin prej 400 mijë eurosh. Ndërkohë, Kraiova kishte propozuar pagesën e 300 mijë eurove si dhe të 20% të vlerës së kartonit të lojtarait në shitjen e radhës. Kurse Gimnastik Tarragona kishte ofruar 500 mijë euro, por nuk shihet si destinacion i preferuar i futbollistit. /E.K./vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top