You are here
Home > Futboll Bota > Oferta mbërrin te Anderlehti, mësohet fati dhe aventura e re e KRISTAL Abazajt

Oferta mbërrin te Anderlehti, mësohet fati dhe aventura e re e KRISTAL Abazajt

Jo më larg se dy ditë më parë u konfirmua lajmi për largimin e Kristal Abazajt nga skuadra e Andërlektit në formë huazimi. Ende nuk ishte vendosur se tek kush skuadër do të ishte pjesë shqiptari, pasi edhe ofertat në drejtim të mesfushorit shqiptar mungonin.

Drejtuesit e Andërlektit e këshilluan Kristalin që të mos largohej nga kampionati belg dhe të gjente një ekip që mund të kishte një përshtatje më të shpejtë dhe minuta për të luajtur më shumë. Ditën e sotme sipas medias belge “Nieuësblad.be”, konfirmohet skuadra e re e Kristal Abazajt. Sipas tyre mesfushori kuqezi do të huazohet tek skuadra e Lokerenit, që është pjesë e kampionatit belg. Duket se Kristali i ka dëgjuar këshillat e drejtuesve aktual të tij, duke qëndruar sërish në Belgjikë.

Aktualisht ekipi i Lokerenit gjendet në vendin e fundit në elitën belge dhe po luftojnë që në fund të sezonit të mbeten sërisht në të parën. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i klubit të ri të Abazajt ku shpreson që tek Lokereni të gjejë hapësirat që i kanë munguar gjatë këtij sezoni tek gjigandët e Andërlektit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top