Ofendohen shqiptarët, Pelisteri maqedonas gjobitet me 500 euro

Skuadra e basketbollit Pelisteri nga Manastiri, për shkak të thirrjeve nacionaliste kundër shqiptarëve është dënuar me 500 euro.

Tifozët e saj të mërkurën në ndeshjen e javës së parë të sezonit të ri në basketbollin vendor me Shkupin, në baza kombëtare fyen shqiptarët dhe për këtë FBM-ja, ka marrë vendimin që këtë skuadër ta gjobit për këtë veprim të tifo grupit të tyre.

FBM-ja, një gjobë më të madhe ia ka shqiptuar KB “Kumanova”.

Këta për shkak të skenave të padëshiruara në përballjen ndaj Rabotniçkit, janë gjobitur me një shumë prej 1.500 euro.

About the author