You are here
Home > Kombëtarja > Odise Roshi, raketa që ka shpërthyer gjithmonë në kombëtaren shqiptare

Odise Roshi, raketa që ka shpërthyer gjithmonë në kombëtaren shqiptare

Të thuash “Odise” ke thënë histori, ashtu sikurse edhe Roshi, që është ende i ri në moshë, por emri i tij për tifozat shqiptar duket se i përket po së njëjtës lashtësi.

Kaq shumë kohë në këtë kombëtare edhe përse nëse i rikthehemi datëlindjes së tij, shohim se viti në të cilin Roshi erdhi në këtë jetë për t’i “mrekulluar” për disa kohë shqipëtarët, është ai i 1991.

Megjithatë duhet theksuar, fati e ka rikthyer “Odisen” shqiptar të lashtësisë në thjeshtë…Roshi! Kalimi me hap gjiganti nga Flamurtari tek Koln, ishte më shumë sesa i çmendur në llojin e tij, për kohën në të cilën u realizua.

Ky lojtar dallohej lehtësisht për cilësitë e tij, driblime dhe shpejtësi, jo më kot morri epitetin “raketa”. I gjendur në të njëjtin ekip dhe me shok skuadre Podolskin, karriera e mesfushorit gjerman do të merrte një tjetër rrugë, duke u ndarë kështu me “raketën” dhe duke mbërritur tek Arsenali.

Një transferim do e kishte edhe për Roshin, por nuk flitet për të njëjtat nivele. Odisea përfundon fillimisht i huazuar dhe më pas i blerë nga Frankfurt, atje ku realizoi, shkëlqeu, assistoi por edhe eksperimentoi shumë herë.

Madje aq shumë, sa është shpallur edhe lojtari i ndeshjes me këtë ekip si sulmues pykë. Gjithsesi, Frankfurti i Roshit atëherë kishte një kontratë “të përjetshme” me Bundesligën

Ende nuk kuptohet se çfarë e la mbrapa këtë lojtar pasi realisht me aftësitë dhe talentin që zotëron ky mesfushor, kaq është vërtet shumë pak. Ndoshta tranjeri, momenti, fati apo çdo gjë tjetër i mohoi Roshit kalimin e madh por të gjithë duhet të jemi koshientë. Në Shqipërinë e mëparshme “të frikësuar” nga topi, kishte gjithmonë një lojtar “trim” që provonte driblim në krahë pavarësisht se çfarë kishte përballë tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top