Odise Roshi asiston në fitoren e Akhmat Grozny, rusët kërkojnë sukses evropian…

Në javën e 18-të të kampionatit rus skuadra e Akhmatit ka arritur një fitore të rendësishme në shtëpi. Me rezultatin e përgjithshëm 2-1, Odise Roshi siguron vendin e gjashtë në renditje.

Sulmuesi fierak ka luajtur për 82′ minuta lojë duke dhuruar asist në golin e parë. Skuadra ruse ka grumbulluar deri më tani 25 pikë dhe synon zonë evropiane. Me dy pikë më tepër dhe me një ndeshje më pak ruan vendin e fundit për në “Europa League”  skuadra e Krasnodarit.

Ndërsa javën tjetër Roshi udhëton pikërisht në transfertën e vështirë të Krasnodarit për një duel kokë më kokë.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply