Nuri Seferi me 17 shtator ndeshje kundër kampionit të botës, Seferi pret perkrahje masive nga shqiptarët

Nuri Seferi bokson me Firat Arslanin.
Un besoj se zëri juaj shqiptarë në atë mbrëmje do të jetë fuqia shtesë, e cila do të më japë kurajo dhe guxim që unë të dalë me koken lartë dhe fitues i asaj ndeshje thot Nuriu.
Nuri Seferi do ta paraqes veten në mënyrën më të mirë, përgaditjet janë bërë në maksimum ndihem psiqikisht dhe fizikisht në top formë.
Nuriu falënderon trajnerin Nilon dhe vëllaun Sefer Seferin, po ashtu edhe miqtë si boksieorin e njohur Arnold Gjergjajn, Agron Xhilan dhe Sazan Memedin që së bashku kemi bër një punë të palodhshme disa javë me radhë.
Nese fiton Nuri Seferi do të mund të kërkojë pastaj duel revanshi Marko Huckut, babai i Markut është Shqiptar dhe e ëma boshnjake.
Në këtë mbrëmje po ashtu edhe Sefer Seferi do të boksojë po në Göppingen të Gjermanisë kundër Manuel Charr për titullin WBA-Intercontinental.
Fituesi do të boksojë për titullin botëror të versionit WBA.
Sefer Seferi për gazetën SHQIPTARI.EU thotë: Të dashur miq, me 17 shtator 2016 në Göppingen të Gjermanisë do të ngjitem në ring në një mbrëmje gala të boksit, ku do të boksojë kundër bokserit të madh të kategorisë së rëndë Manuel Charr. Një emër mjaft i njohur, i cili ka boksuar me shumë emra të mëdhenj, në ata emra bën pjesë edhe ish kampioni i botës Vitali Klichko.
Për mua pak rëndesi ka kjo histori e tij, unë jam i përgatitur dhe kam besim të plotë se do të luftojë deri në momentin e fundit për të fituar këtë ndeshje. Kjo do të jetë parandeshje e vëllaut tim Nuri Seferi kundër Firat Arslanit.
Kjo ndeshje është e vlefshme për titullin WBA-Intercontinental dhe fituesi do të boksojë për titullin botëror të versionit WBA!”, thotë Seferi.
Ndeshja do të transmetohet live në Digitalb dhe SuperSport.
Adresa: Göppinger EWS-Arena 17 shtator adresa Nördliche Ringstr. 87, 73033 Göppingen Gjermani hyrja nga ora 18h dhe meçi i parë fillon në ora 19h.

About the author