You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nuk mund të luash me të! Ismajli i jep shuplakën e dytë Shaland, tashmë udhëton në Izrael

Nuk mund të luash me të! Ismajli i jep shuplakën e dytë Shaland, tashmë udhëton në Izrael

Flitet për një lojtar që nuk e gjen lehtësisht për ta pasur në Kombëtare, flitet për një lojtar që nuk e ka një të dytë. Shumë pritet nga kapiteni i Kosovës U-21, Ardijan Ismajli. Panuçi tentoi gjithçka për të marrë këtë futbollist, por ky i fundit zgjodhi të vazhdonte me “dardanët”.

Në ditën e djeshme kanë nisur krisjet e para të tij me trajnerin Shaland, që na kujtojnë rastin “Dërmaku”. Futbollisti Ismajli nuk u përfshi në listën e teknikut zviceran për dy takimet e tetorit. Në momentin që dëmtimet filluan të shtohen te Kosova, Shaland i dërgon ftesë mbrojtësit Ismajli, për ta ftuar te grumbullimi i përfaqësueses.

Ky i fundit nuk e ka pranuar ftesën, për shkak të mënyrës së sjelljes me të. Por nuk mbaron këtu, një shuplakë e dytë vjen në drejtim të Shaland, për të treguar se me Ismajlin nuk mund të luash dot. Ky i fundit, ka zgjedhur të mos bëj bujë dhe zhurmë me një deklaratë përçarëse të grupit apo largim nga “dardanët”, por i është bashkuar normalisht Kosovës U-21 për takimin e radhës, duke udhëtuar kështu drejt Izraelit.

Ndërkohë që marrëdhënia me Shaland mbetet në kaos, enigmë që pritet të zbardhet pas pak ditësh është vendimi i Ismajlit për të ardhmen e tij, nëse mund të bëj një “prapakthehu” sa i përket zgjedhjes së Kosovës. Precedenti Dërmaku na tregon se gjithçka mbetet e hapur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top