You are here
Home > Futboll Bota > Nuk e shënoi Ronaldo, Ibra e as Mesi! Askush nuk do të flasë për “çmendurinë” e Kuajarelës (VIDEO)

Nuk e shënoi Ronaldo, Ibra e as Mesi! Askush nuk do të flasë për “çmendurinë” e Kuajarelës (VIDEO)

Nuk e shënoi Kristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimoviç dhe as Lionel Mesi, por një sulmues 35-vjeçar si Kuajarela që nuk shet asgjë me imazhin e tij. Pavarësisht faktit se goli i italianit ishte i një planeti tjetër, teksa me një goditje të menjëhershme, pa e parë portën, do të mposhte portierin kundërshtarin, kjo për analistët e futbollit nuk është provë e mjaftueshme për t’u parë më me imtësi.

Sepse gjithmonë ajo që pritet, është që njëri prej yjeve të futbollit botëror, që ka gjithë vëmendjen e reklamave qe financojnë e kontrollojnë këtë sport, të shtyjë topin drejt rrjetës me portën e boshatisur dhe e gjithë fizika, kimia, biokimia, astrologjia e çdo shkencë tjetër, do të merret dhe analizoj parametrat sesi hyri topi në rrjetë nga këmba e një jashtëtokësori.

Ndërkohë nga ana tjetër, një sulmues vazhdon të jap leksione futbolli dhe në moshën 35-vjeçare, por për të nuk flitet, sepse ai nuk shet më. Le ta gëzojmë futbollin e sotëm, të tjerë e luajnë e të tjerë fitojnë prej tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top