You are here
Home > Futboll Bota > Nuk e ka një të dytë/ Video e Ajaksit për Juven: E gjitha çfarë dëgjojmë për ju, është bla, bla…bla

Nuk e ka një të dytë/ Video e Ajaksit për Juven: E gjitha çfarë dëgjojmë për ju, është bla, bla…bla

Ajaksi ka qënë surpriza më e bukur e çerekfinaleve të “Champions League”, pasi ka mundur Juventusin me rezultatin 1-2 në mbrëmjen e sotme, duke e eliminuar dhe shkuar vetë në gjysmëfinale. Një rezultat ky që i ka thyer të gjitha pritshmëritë e analistëve sportivë, që nuk e prisnin një tjetër mrekulli nga holandezët.

Por ajo që është për t’u duartrokitur dhe nuk e ka një të dytë, është padyshim video motivuese e shpërndarë nga Ajaksi disa ditë më parë, sa i përket sfidës me Juventusit. Në ritmet e këngës ku flitet: “E gjitha ajo çfarë dëgjojmë për ju është bla, bla…bla”, dhe “ne nuk na intereson se çfarë thonë ata”, vetë zyrtarët e klubit kanë motivuar futbollistët e tyre, për të bërë të mundur një ëndërr të tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top