You are here
Home > Kombëtarja > Nuk e ka një llogjikë të dytë, Greqia do t’i ofrojë Durmishajt shijen e…Shani Tarashajt!

Nuk e ka një llogjikë të dytë, Greqia do t’i ofrojë Durmishajt shijen e…Shani Tarashajt!

Greqia e ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet e qershorit, pasi ndryshe nga Shqipëria, do të ketë edhe një takim miqësor që do ta zhvillojë në 30 maj. Për këtë arsye futbollistët e thirrur nga helenët janë bërë publik disi më herët, ku edhe këtë herë Fiorin Durmishaj gjendej në të.

Disi e çuditshme pasi sulmuesi në fjalë që nga momenti kur është thirrur në ndeshjet e shkuara nga Greqia, nuk ka realizuar asnjë gol të vetëm për të merituar sadopak ftesën. Megjithatë gjërat nisin të marrin kuptim, kur shohim rastin e Shani Tarashajt te Zvicra. Vetëm një minutë ka luajtur ky futbollist me Zvicrën, për t’u djegur dhe për të mos pasur asnjë shans tjetër t’i bashkohet Shqipërisë apo Kosovës.

E njëjta rrugë do të ndiqet këto takime edhe me Durmishajn, që ende nuk e ka zhvilluar një ndeshje zyrtare me Greqinë. Rrallëherë ndodh që helenët të bëjnë dhurata të tilla në Kombëtaren e tyre, për të thirrur sulmues që nuk tregohen produktiv gjatë kohës që duhet të dëshmojnë vlerat e tyre, por rasti i Durmishajt është i një tjetër natyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top