You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Nuk e grumbullojnë tek Shpresat, mbrojtësi shqiptar shpallet më i miri në kampionatin grek

Nuk e grumbullojnë tek Shpresat, mbrojtësi shqiptar shpallet më i miri në kampionatin grek

Shqipëria ka në përbërje mbrojtësin që është cilësuar si më i miri i kampionatit. Enea Mihaj, i cili ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, është vlerësuar në Greqi, si lojtari më i mirë nën 21 vjeç në kampionatin helen.

Mihaj

Një vlerësim domethënës për një element cilësor, i cili për fat të keq duket se ka mbetur i pakënaqur nga kuqezinjtë. Pak kohë më parë, mbrojtësi Mihaj deklaroi në mediat greke se do të kërkojë që të largohet drejt kombëtares greke, duke qenë se nuk ka gjetur hapësira në përfaqësuesen Shpresa. Qendërmbrojtësi i Panetolikos e ka marrë këtë vlerësim nga “gazzetta.gr”, një prej mediumeve më të mëdha në vendin fqinj.

Mihaj Enea

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top