You are here
Home > Kombëtarja > Nuk e ftuan me kuqezinjtë, Seferi ka vetëm fjalë dashurie: Do të pres Kombëtarja më e mirë!

Nuk e ftuan me kuqezinjtë, Seferi ka vetëm fjalë dashurie: Do të pres Kombëtarja më e mirë!

Taulant Seferi nuk u grumbullua nga Panuçi, sa i përket dy takimeve që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë për kualifikueset e Europianit. Por ndryshe nga më parë, ky futbollist nuk mund të luajë as për Shpresat, pasi e ka mbushur moshën dhe nuk i lejohet një gjë e tillë.

Nëse më parë keni dëgjuar për kërcënime dhe futbollistë që janë të gatshëm për të lënë Kombëtaren pasi e shohin veten si të mënjanuar, kjo gjë nuk vlen për Taulant Seferin. Futbollisti që zotërohet nga Young Boysi, vazhdon me fjalët e tij të dashurisë për Shqipërinë.

“Do të jem i gatshëm gjithmonë për ngjyrat kuqezi dhe pse nuk isha në listën e Panuçit. Gjithmonë do të pres të jemë pjesë e Kombëtares më të mirë. Falenderoj tifozët kuqezi për mesazhet e pafundme dhe pëkrahjen e tyre”, shkruan Seferi në “Facebook”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top