You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Njihuni me Lindon Selahnin, 19-vjeçari kumanovar që mposhti Anderlehtin dhe kërkon të luajë për Shqipërinë

Njihuni me Lindon Selahnin, 19-vjeçari kumanovar që mposhti Anderlehtin dhe kërkon të luajë për Shqipërinë

Të shumtë janë talentet e rinj nëpër botë që çdo ditë edhe më shumë po shndërrohen në lojtarë të rëndësishëm për skuadrën e tyre. I tillë është edhe Lindon Selhanin, djaloshi me origjinë nga Kumanova që aktivizohet te skuadra e Standartit të Liezhit.

Lindon Selahi

Shqiptari u aktivizua titullar në sfidën e djeshme ndaj Anderlehtit, ku skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 1-3. Një paraqitje e shkëlqyer për mesfushorin qendror, i cili në të kaluarën ka refuzuar ftesën e Maqedonisë dhe e ka shprehur hapur dëshirën për të veshur fanellën kuqezi.

Selahi

Ai iu bashkua ekipit belg nga skuadra e të rinjve. Në finalen e Kupës, ku skuadra e Standardit triumfoi, 19-vjeçari festoi me flamurin e Shqipërisë.

Selahi2

Pas aktivizimit në “finalen” e djeshme ndaj Anderlehtit, me shumë gjasa drejtuesit e FSHF-së do jenë kujtuar për këtë talent shqiptar dhe duhet të fillojnë negociatat menjëherë, sa pa qenë vonë.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top