You are here
Home > Futboll Bota > “Njeriu i maleve” merr shiritin te Zvicra/ Helvetët e pranojnë, ligjin ua bëjnë shqiptarët

“Njeriu i maleve” merr shiritin te Zvicra/ Helvetët e pranojnë, ligjin ua bëjnë shqiptarët

Mund t’i kritikojnë, ofendojnë dhe të thonë të gjitha fjalët e mundshme për ta, por në Zvicër nuk duhet të kenë shumë dyshime, ligjin ua bëjnë shqiptarët.

Pavarësisht nëse u pëlqen apo jo një gjë e tillë tifozëve, kjo është e vërteta. Situata në miqësoren e sotme ndaj Katarit e tregon më së miri. Largohet nga fusha kapiteni Granit Xhaka, ndërsa shiriti i kalon Xherdan Shaqirit.

Me këtë të fundit ironizuan jo pak në kohët e fundit, teksa vetë futbollisti i konsideronte si zviceranët e maleve, ata njerëz që e kritikuan për shqiponjën në atë fitore ndaj Serbisë. Zvicra do t’i kujtonte Shaqirit se i përfaqësonte ato male, ndërsa sapo koha kalon dhe futbollisti është në periudhën më të mirë, gjithçka harrohet dhe fshihet, për t’u rinisur nga e para.

Nuk është një dashuri e vërtetë, por një interes i mirfllitë nga të dyja palët, fundja, kështu po mbahen edhe dashuritë në kohët e sotme. Mirëpo, të tilla dashuri duhet të planifikojnë në faturën e tyre edhe humbje si ajo në ditën e sotme, teksa Katari që ndodhet pranë vendit të 100 në FIFA, ka arritur të fitojë ndaj helvetëve në transfertë me rezultatin 0-1. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top