Njerëz të futbollit, zgjohuni nga gjumi

Mjaft fjetet ..ose me mire deklaroheni veten te vdekur dhe te gjithe ne komuniteti i shumellojte i ketij sporti, dashamiresit e shumte te futbollit e vete futbolli ta mbledhe mendjen njehere e mire e te pergatitet per varrimin e tij…. e tuajin bashke…

.

A e shikoni c’po ndodh…a keni sy e veshe ..a keni goje te flisni e mendje te gjykoni..a keni guxim e kurajo te mbroni gjakun e djersen tuaj derdhur lume nder vite..a nuk ju dhimbsen sakrificat dhe nje jete e tere kushtuar futbollit…qe po heshtni kaq turpshem..dhe e keni nxjerre ate ne ankand e meshire te fatit aq sa sharlatanet e kollovaret kane zene e luajne e te tallen me ju e ate bashke…

A nuk ju ben fare pershtypje qe nje i ashtuquajtur Avokat i fushates zgjedhore te Finos del e bertet ne Opinionin e Fevzo faqeziut pa ju dridhur qerpiku fare ..se do kerkoj Arrestime e Burg per Komitetin Ekzekutiv …pra per Mujo Targajn, Bardh Jeren, Abdyl Kuriun, Vasil Bicin, Lutfi Nurin , Edvin Libohoven etj qe i kane dhene e falur jeten e tyre futbollit kur keta spurdhjake ende s’kishin dale nga barku i nenes se tyre….

Se do fuse ne burg kryetaret e shoqatave e aktivistet e ketij rangu te tille si Sulejman Mema, Edi Martini, Armir Grima, Armando Cungu, etj etj gjithesesi figura teper te respektuara te historise se futbollit tone nder vite…

A nuk ju vjen sadopak keq kur po shihni keto dite se nuk mbeti TV pa bere emision special nen okelion provokuese Fino apo Duka..e nuk mbeti ”gazetar VIP”..pa ftuar ne studiot e emisionit te tij lloj lloj laramanesh qe nuk e di se me cfare kurajo marrin persiper te flasin per hallet e problemet e shumta te futbollit shqiptar…

Po pse ore njerez te mire te futbollit shqiptar deri aty paska mberritur puna sa ne momente te tilla delikate e teper decizive t’ja varni Ujkut melcite ne qafe e t’ja dorezoni fatet e futbollit nje Kryetari shoqate bastesh qe deklaron se jam Kandidat per ne komitetin e ri Ekzekutiv dhe shan e sulmon federaten e mbron me histeri Finon e PS…[rasti A.Shyti]

Aq sa nje tjeter kandidat i ardheshem ben te njejten gje vetem e vetem se Finua na e paska cituar ne projektet e tij si kandidature te mundeshme te Kom. Ekz, te neserm..e pikerisht ky person deri dje nen drejtimin e FSHF po prej Dukes ka qene pjese e rendesishme e ekzekutivit te tij…[rasti E.Prodani]

A e pranoni vertet poshterimin e tille sa futbollin tone , djersen e sakrificat e tij e tuajat nder dekada te dalin e ti ”mbrojne” apo edhe perdhosin njerez qe kurren e kurres nuk i ka lidhur asgje me futbollin e qe dje zbriten ne asfalt .. e qe pardje mesuan se ku bie stadiumi ..e qe quhen Cim Peka, Yllli Aga, Muc Nano , Fatjon Shehu, Mero Baze, Ylli Pata etj etj…apo prisni qe te flasin edhe Prec Zogaj, Lorenc Vangjeli, Spartak Ngjela, Arjan Cani, uleritesi Shakohoxha e ndonje tjeter qe te zgjoheni e te reagoni?

A nuk ju duken pak si shume kercenimet e gjuha rrugacerore, partiake e tipike komuniste e vete Finos por edhe e mbrojtesve fanatike e histerike te tij neper gazeta, radio e tv ..ku po ju tundin para syve fjalet Prokurori, Gjyq, Burg, Arrestime, Denime..etj etj..

A e degjuat deklaraten e tij te sotme tek akuzon PD e Bashen se po nderhyjne ne Gjykata per punen e Shoqatave dhe i kercenon haptazi duke ju thene … ju qendroni larg e mos guxoni ti afroheni futbollit e gares per zgjedhjet e reja…nderkohe qe Partise se tij i lutet ti qendroje atij afer e te fuse duar e hunde ne punet e futbollit sepse kjo na qenka e ligjeshme e normale per Kollovarrin provincial qe kerkon te zere fronin e FSHF…

Cfare prisni qe edhe futbollin te na i uzurpojne Olset, Gazet, Erionet, Safetet, Taulantet, Bracet, Bashkimet e soji e sorollopi i tyre pervers , bandit e hajdut qe s’ka lene gje pa i bere atij vendi e atij populli?

Natyrisht FSHF, Kom. i saj Ekzekutiv dhe vete Presidenti Duka kane gjynahet e gabimet e tyre te shumta e per te cilat duhet te kene kurajo te pergjigjen ..por ama krahasuar me Politiken e politikanet … qe kane ndaj ketij vendi e ketij populli borxhe, mekate e kusure pa hesap .. krahasimi eshte ku e ku dhe si nata me diten…sepse komuniteti i futbollit as ka burgosur, torturuar, internuar, e as ka vratre e lincuar njeri…ndersa soji bastard i tyre vrau , preu , burgosi, torturoi, internoi, varferoi e izoloi nje popull e nje komb te tere per gati gjysem shekulli e te njejten gje po ben pothuajse njesoj edhe sot e kesaj dite…ndaj thirrini mendjes mire o njerez…

Zgjohuni pra mo..cfare prisni …apo keni qejf te vije e tu zgjoje Fino e Partia e tij me kerbacin e dajakun qe mbajten zap me dhune nje vend e nje popull te tere per 45 vjet me radhe e i neperkemben si askush tjeter ne historine e tij?…

Opinion i gazetarit Adriatik Dosti ne profilin e tij ne facebook

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply