You are here
Home > Featured > Një tjetër shqiptar jehonë në Zvicër, goli i mbrojtësit Rahimi i jep vendin e parë Wil-it

Një tjetër shqiptar jehonë në Zvicër, goli i mbrojtësit Rahimi i jep vendin e parë Wil-it

Fuad Rahimi, mbrojtësi shqiptar nga Kosova ka arritur të shënojë në ndeshjen midis klubit të tij Wil kundër Repperswil. Kjo sfidë është mbyllur me rezultatin 2-1, e cila ishte e vlefshme për javën e shtatë në kategorinë e dytë zviceriane.

Qendërmbrojtësi shqiptar, Rahimi, ka realizuar golin e parë të kësaj sfide, duke i dhënë avantazhin të tijve në minutën e 38. Skuadra ku ai bën pjesë, Wil, është ekipi pretendent kyesor për t’u ngjitur në elitën e futbollit zvicerian. Për shumë njerëz Fuad Rahimi është i panjohur, por shumë shpejt do kemi mundësinë ta shohim me përfaqësuesen  e Kosovës ose me kombëtaren e Shqipërisë.

Fuad Rahimi ka rolin e qendërmbrojtësit dhe është vetëm 20-vjeç.  Karrierën e tij e ka nisur tek të rinjtë e St Gallent dhe është transferuar tek klubi Wil në vitin 2017. Skuadra ku ai bën pjesë, renditet në vendin e parë të ligës së dytë të kampionatit zvicerian, duke grumbulluar 16 pikë në 7 ndeshje. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top