Një tifoz i Boka Zhuniors tenton të futet në stadium, por… (FOTO)

Më siguri i kanë dhënë ndonjë dënim, që nuk e lejonte të futej në stadium, sepse nuk ka shpjegim tjetër logjik ajo që ka bërë një tifoz i Boka Zhuniorsit në Argjentinë.

Para dy ditësh Boka priste Belgranon dhe një tifoz tentoi të futej në stadium duke u futur nga një e çarë në murin rrethues.

Një plan ambicioz, por qesharak, pasi qartësisht siç duket në foto e çara në mur nuk është aq e madhe sa të lejojë që të kalojë një i rritur.

Tifozi ngeci te gropa dhe u desh ndihma e tifozëve të tjerë për ta nxjerrë sërish.

Fotoja e “Hudinit” ka bërë xhiron e uebit dhe me siguri ky tifoz do të duhet të gjejë ndonjë mënyrë tjetër për t’u futur në stadium. Jo me dron, nuk funksionon as ashtu…

About the author