Një “Lihtshtejn” në sulm për kampionët e botës , Shqipëria për “faqe të zezë”

“Kujdes nga Shqipëria. Mbyllet mirë mbrapa, luftojnë fortë dhe është aspak e këndshme në kundërsulme”

Kjo është këshilla që në përgjithësi Ventura dhe Lopetegu, u dhanë djemëve të tyre që në ndeshjen e parë mes Itali-Shqipëri apo edhe në atë Shqipëri-Spanjë.

Por në fund, rezultoi që Shqipëria të ishte aspak e këndshme në sulm për tifozat e saj, teksa në katër ndeshjet e mëdha ndaj Spanjës dhe Italisë në sistem vajtje-ardhje, nuk e kemi njohur ende rrjetën.

Ky bilanc është për “faqe të zezë”, nxirja nuk ka të sosur ende teksa sheh Maqedoninë që ka përshëndetur tre herë rrjetën e italianëve, apo edhe Izraeli dicka më pak.

Pra, Shqipëria për kampionët e botës ka qënë një Shqipëri deri diku në mbrojtje dhe mesfushë, por në sulm ishte shumë “Lihtshtejn”.

Ky është një alarm i fortë dhe prandaj Pannuci po kërkon një reagim të madh nga forca sulmuese pasi kështu, nuk shkohet askund.

Asnjë ndeshje nuk mund të fitohet nëse nuk shënon të paktën një gol, sado e fortë të jetë mbrojtja dhe fati të jetë me ty.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

About the author