You are here
Home > Futboll Bota > Një gol dhuratë si ta kishte luajtur në…skedinë! Portieri i Celtic, “kryqëzohet” në Skoci (VIDEO)

Një gol dhuratë si ta kishte luajtur në…skedinë! Portieri i Celtic, “kryqëzohet” në Skoci (VIDEO)

Thuhet se gabimet janë bërë për qëniet humane, por jo të gjitha mund të falen e mirëkuptohen. Ashtu si edhe rasti i portierit të Celtic në ditën e djeshme, Gordon. Ky i fundit ka bërë një gabim të pafalshëm, teksa i ka dhuruar golin e dytë skuadrës së Salzburgut.

Teksa mori në zotërim topin, Gordon kërkon ta luajë menjëherë atë, megjithëse përpara tij gjendej futbollisti kundërshtar. Lojtari i Salzburgut nuk e ka pasur të vështirë për të dërguar topin në rrjetë, me portën e boshatisur dhe që ishte e gjitha e tij. Një rastin identik, ishte edhe ai i portierit Karius në finalen e “Champions League” ndaj Realit të Madridit.

Ndeshja e djeshme ka përfunduar me rezultatin 1-2, ndërsa e vetmja gjë e mirë, është fakti që Celtic ka kaluar grupin pavarësisht kësaj disfate. Falë disa hapave të gabuar që ka hedhur Lepzig, skocezët mund të kalojnë më tej. Imagjinoni, “kryqëzim” për Gordon, duke e akuzuar edhe për një trukim të mundshëm dhe përse gafa e tij nuk kushtoi gjë fundja, por nëse Celtic do të eleminohej? Një gjë është e sigurt, ambienti i futbollist në Skoci është shumë i vështirë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top