You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Një gol “alla Salihi” nderon Shqipërinë, kuqezinjtë sërish fitimtarë

Një gol “alla Salihi” nderon Shqipërinë, kuqezinjtë sërish fitimtarë

Duhej të ishte ndeshja e konfirmimit për Shqipërinë U-18 dhe për trajnerin e saj Olsi Uku dhe i tillë rezultoi takimi kundër Venecias. Kuqezinjtë arritën të triumfonin përballë bashkëmoshatarëve italianë në shifrat 1-0. Në turneun miqësor që po zhvillohet në Kroaci, kjo ishte fitorja e dytë në dy ndeshje për ekipin e Ukut.

Ndeshja do zhvillohej e fortë në pjesën më të madhe të lojës, ku të dy ekipet luajtën kujdesshëm duke mos rrezikuar shumë prapa. Do ishin kuqezinjtë ata që do shtonin ritmin e në fundin e takimit, gjë që do sillte dhe golin e fitores. Pesë minuta para përfundimit, pas një ekzekutimi nga goditja e këndit e Memes do ishte Fetahu që me një kthesë “alla Salihi” do çonte në delir të gjithë kuqezinjtë.

Ndeshja do mbyllej me këtë rezultat dhe ekipi i drejtuar nga dyshja Uku-Biturku tashmë kryeson grupin B me 6 pikë të plota. Madje duke mos pësuar gol kjo edhe për meritë të portierit Fatmir Ceka dhe mbrojtësit Armelo Doda që sot ishin shpëtimtarë në dy episode. Ndeshja që do mbyllë fazën e grupeve për Shqipërinë do luhet nesër përballë ekipit kroat të Vinodol.

Deri më tani në këtë turne Shqipëria ka bërë një paraqitje fantastike të cilën shpresojmë ta vazhdojë edhe pas fazës së grupeve. /Endri Cinari-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top