You are here
Home > Kryefaqja > Një foto që po bën lëmsh gjithë Turqinë: Muriqi ka nënshkruar për ekipin e njohur!

Një foto që po bën lëmsh gjithë Turqinë: Muriqi ka nënshkruar për ekipin e njohur!

Vedat Muriqi është sulmuesi më i kërkuar në kampionatin turk, falë sezonit fantastik që ka bërë me Rizesporin. Shumë ekipe janë vendosur në garë për lojtarin e Kosovës, ndërsa së fundmi ishte Touloluse që e bëri zyrtare interesimin e saj nga “Ligue 1”.

Por të rejat e fundit nga Turqia, shprehen se Muriqi e ka ndarë mëndjen për t’iu bashkuar Fenerbaçes. Do të ishte një foto e vetë futbollistit me menaxherin e tij në Instabul, që do të vendoste në lëvizje gjithë vendin fqinj. Këta të fundit janë të sigurt se ky udhëtim i Muriqit ka qënë për të kontaktuar me drejtuesit e Fenerbaçes dhe për të përmbyllur marrëveshjes, ndërsa vetëm disa orë më parë lojtari në fjalë i kërkoi Rizesporit edhe largimin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top